Ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans Diter Shtajnbah ka deklaruar sot se Kosova ka nevojë për zgjedhje të drejta, transparente dhe sipas standarteve ndërkombëtare.

“Zgjedhjet parlamentare që kemi përpara janë një udhërrëfyes i rëndësishëm për demokracinë në Republikën e Kosovës. Përmes tyre, qytetarët do të zgjedhin rrugën e qeverisjes së vendit të tyre”, ka pohuar Shtajnbah.

Sipas tij, këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për pakicat, të cilat duhet të orientojnë politikën në zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme sidomos për pakicat, pasi pjesëmarrja e tyre është një garanci për orientimin politik të të zgjedhurve”, ka shtuar Shtajnbah.

Top Channel