SHBA, marinsi vrasës në gjyq ushtarak
01/12/2010 21:35
Ushtari i parë nga 12 marinsat amerikanë që akuzohen se kanë qenë pjesë e një grupi që vrau “për sport” civlë afganë ka dalë përpara gjykatës ushtarake.
Akuzat kundër rreshterit Robert Stevens përfshijnë komplot për kryerjen e sulmit, shkelje të detyrës dhe sulm me pasoja të rënda.
Akuzat kanë të bëjnë me një aksident të ndodhur në mars, ku thuhet se marinsi ka qëlluar tre civilë afganë që ndodheshin pranë një baze ushtarake.
11 ushtarët e tjerë akuzohen gjithashtu për ngjarjen në fjalë, pesë prej të cilëve me akuzën e vrasjes.
Rreshteri Stevens rrezikon të përballet me 27 vjet burg nëse dënohet nga gjykata ushtarake në Uashington.
Top Channel