Reshjet e borës paralizojnë Evropën

01/12/2010 16:45

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në veri të Evropës, duke cuar në mbylljen e aeroporteve dhe në paralizimin e trafikut rrugor.

Në Poloni, tetë të pastrehë kanë humbur jetën pasi temperatura ra nën -20 gradë celsius.

Në Britaninë e Madhe, Francë dhe Zvicër aeroportet janë mbyllur, ndërkohë që në Spanjë dhe Gjermani dhjetra fluturime janë vonuar.

Vonesat kanë prekur edhe liderë të rëndësishëm, si kryeministrin spanjoll Zapatero, i cili duhet të shkonte në Zyrih për votimin e Kupës së Botës.

Ndërkohë, në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, temperatura ra nën -23.6 gradë celsius, më e ulëta që prej 1 dhjetorit të vitit 1931.

Në Poloni niveli i mërkurit ka qenë edhe më i ulët, në vecanti në qytetin lindor të Bialistokut, ku temperatura ka qenë -26 gradë celsius.

Përgatiti: Genc Frashëri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA