Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni ka reaguar ashpër ndaj miratimit nga ana e Parlamentit të ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti Imer Aliu ka theksuar edhe njëherë qendrimin e PDSH-së se ligji në fjal është anti-shqiptar.

“Parlamenti i Republikës së Maqedonisë është një laborator prej nga dalin ligje anti-shqiptare”, ka deklaruar Aliu.

Më tej partia e Menduh Thacit ka kritikuar ashpër BDI-në e Ali Ahmetit për rolin e saj në miratimin e këtij ligji të aq të kontestuar.

Kritika ndaj BDI-së kanë ardhur edhe nga partia tjetër shqiptare, Demokracia e Re, kryetari i të cilës ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë nuk do t’ia falin kurrë partisë së Ali Ahmetit.

Top Channel