EULEX ka liruar nga arresti shtëpiak Nazim Bllacën, njeriun që u vetëdeklarua si ish-anëtar i SHIK-ut në Kosovë.

Ky vendim i zyrtarëve të EULEX-it është marrë një viti pasi Bllaca u dorëzua për të dhënë dëshmi, duke pretenduar se kishte kryer disa vepra kriminale.

Megjithatë, Bllaca do të qëndrojë edhe me tej nën vëzhgimin e policisë. Ndërkohë, EULEX së shpejti pritet të ngrijë një aktakuzë të re ndaj Bllacës dhe të akuzuarve tjerë të kësa cështjeje.

Nazim Bllaca ishte arrestuar vetëm një ditë pasi publikisht kishte deklaruar se si anëtar i dikurshëm i Shërbimit Informativ të Kosovës, ka vrarë një person dhe ka marrë pjesë në gjashtëmbëdhjetë vepra të tjera kriminale, duke përfshirë vrasjet, plagosjet, rrahjet brutale, shantazhet, etj.

Top Channel