Gjenerali gjerman Erhard Byhler ka deklaruar se KFOR-i ka arritur të identifikojë personat përgjegjës për trazirat në veri të Kosovës.

Në një intervistë për BBC, Byhler ka bërë të ditur se personat në fjalë janë kriminelë dhe ekstremistë, por nuk ka publikuar emrat e tyre.

Komandanti i KFOR ka theksuar se trupat ndërkombëtare kanë arrestuar disa prej tyre, ndërsa pjesa tjetër do të prangoset pasi të sigurohen provat për kryerjen e krimit.

Më tej gjenerali gjerman ka rikonfirmuar planin për reduktimin e pranisë së trupave të KFOR-it, por ka nënvizuar se tërheqja nuk do të jetë e plotë, pasi ende nuk janë plotësuar kushtet e sigurisë.

Top Channel