Platforma e qeverisë serbe për bisedimet me Kosovën do të mbahet sekret për opinionin derisa të mbyllen negociatat.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave për strategjinë negociuese të Beogradit nuk do të diskutojnë as deputetët e Parlamentit serb.

Burime pranë presidencës serbe deklarojnë se platforma bazohet tek kushtetuta dhe tek rezolutat e miratuara deri më sot dhe për rrjedhojë, nuk ka arsye që ajo të diskutohet sërish në Parlament.

“Dokumenti do të bazohet edhe në qendrimin zyrtar se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”, kanë deklaruar burimet.

Top Channel