Azi, Koreja e Veriut mund të sulmojë sërish

01/12/2010 17:00

Shefi i shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut ka deklaruar se ka shumë mundësi që Koreja e Veriut të sulmojë sërish.

Deklarata e zyrtarit të lartë erdhi disa orë pasi autoritetet në Seul njoftuan planifikimin e stërvitjeve të tjera ushtarake me SHBA.

Më 23 nëntor Koreja e Veriut qëlloi një seri predhash ndaj ishullit të Jeonpjeongut, duke shkaktuar vdekjen e dy ushtarëve dhe dy civilëve jugorë.

Zona e diskutueshme detare ka qenë edhe në të kaluarën skenë e përplasjeve të shumta ushtarake mes dy Koreve.

Won Sei Hoon, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Koresë së Jugut, tha gjatë një seance me dyer të mbyllra me komisionin parlamentar, se sulmet e fundit kanë ardhur mes “ankesave të brendshme” për brezin e tretë qeverisës të Penianit dhe përkeqësimit të gjëndjes ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA