Përfaqësues të partisë Aleanca Kosova e Re, në tubimin me simpatizantët e kësaj partie në Prishtinë, premtuan se do t’i japin fund qeverisjes së keqe dhe korrupsionit.

Në hapje të fushatës parazgjedhore, në sallën “1 Tetori” të kryeqytetit kosovar, e emëruara për kryeministre të Kosovës, Mimoza Kusari Lila premtoi rritje ekonomike prej 7 për qind.

Bashkë me kryetarin Behxhet Pacolli, ajo theksoi se në rast të fitores së koalicionit “Kosova e Re”, të cilit i prin AKR, Kosova do të përfitojë 30 mijë vende pune çdo vit.

Top Channel