Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka emëruar sot kryetarin e saj Ramush Haradinaj për kryeministër të Kosovës.

AAK hapi në mesnatë fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Emërimi i Haradinajt u bë nga nënkryetari i partisë, Blerim Shala, i cili prezantoi edhe emrat e 110 kandidatëve për deputetë.

Aktualisht Haradinaj ndodhet në burgun e Hagës, në pritje të gjykimit nga kjo gjykatë, e cila e akuzon për krime lufte.

Në procesin e parë Haradinaj u shpall i pafajshëm, por Haga vendosi ta përsërisë atë pas dyshimeve për intimidim të dëshmitarëve.

Top Channel