Qeveria, e mbytur në borxhe

30/11/2010 15:25

Miratimi në parim i buxhetit 2011 solli reagimin e menjëhershëm të Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë, të cilët thonë se në këtë buxhet nuk janë parashikuar fonde për shlyerjen e detyrimeve që qeveria u ka ndërtuesve për realizimin e projekteve objekteve publike.

“Ky borxh e kalon vlerën e 10 miliardë lekëve dhe po vazhdon me objektet e kontraktuara nga viti 2010”, tha Maksim Muci, kryetar i shoqatës.

Shoqata e Ndertuesve deklaron se nese qeveria nuk ju kthen borxhet atehere ata do te protestojne duke bllokuar rruget te cilat kane ndertuar me fondet e tyre.

“Të parashikojmë likujdimin e borxheve brenda dates 30 qershor 2011”, shtoi Muci.

Sipas deklaratave te ministrit te Financave Ridvan Bode qeveria iu ka ndertuesve vetem 7 miliarde lekë borxhe per ndertimin e objekteve publike.

Nga krahu tjeter edhe ministri i Transporteve pak kohe me pare ka deklaruar se ka filluar shlyerja e borxheve per ndertuesit. Por vete ndertuesit thone se qeveria per 1 vit u ka shlyer atyre rreth 20 % te borxhit total, dhe nuk u ka percaktuar asnje afat se kur do te shlyhet e gjithe vlera e borxhit ndaj kompanive ndertuese ne vend.

Top Channel