NJOFTIM I DIGITALB

30/11/2010 12:35

Të nderuar abonentë të Platformës Satelitore Digitalb ! Për shkak të ndryshimit të frekuencës nga 11658, në 11639 , automatikisht në ekranin tuaj do të shfaqet një tabelë, “ka një program te ri”.

Prisni deri sa proçedura të përfundojë plotësisht. Pas përfundimit të saj, që mund të marë vetëm pak minuta kohë, është e  nevojshme që aparati i thjeshtë satelitor, të hiqet e të vihet sërish në prizë.

Ndërsa abonentët që kanë aparat satelitor HD, duhet ta fikin dhe ta ndezin sërisht atë. Digitalb ju falenderon për mirëkuptimin!

Top Channel