Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski janë takuar në Tripoli në kuadër të samitit të nivelit të lartë mes Evropës dhe Afrikës.

Kontesti i emrit dhe gjetja e mënyrave për të arritur tek një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët kanë qenë temat e këtij takimi, mbi të cilin nuk janë dhënë detaje të tjera.

Nuk dihet nëse në takim është diskutuar mbi dokumentat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet Maqedoni-Greqi, të publikuara nga Wikileaks.

Por pavarësisht se Gruevski dhe Papandreu kanë zhvilluar shumë takime, kontesti i emrit kushtetues nuk ka gjetur ende zgjidhje, duke mbajtur pezull anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Top Channel