Pas mbylljes së dy gazetave historike greke brenda këtij muaji,pushimeve të njëpasnjëshme nga puna të dhjetëra gazetarëve apo edhe teknikëve në kanalet televizive,reduktimit të rrogave dhe shpeshhere të mospagimit të tyre,si dhe pasigurisë për të nesërmen,Konfederata e Unioneve te Gazetareve Greke ka filluar prej ores 6:00 të mengjesit të së martës një grevë 24 orëshe.

Ne te gjitha kanalet televizive,radiot e ndryshme, agjensite e lajmeve si edhe ne shumicen e faqeve të internetit informative eshte nderprere puna, ndersa neser nuk do te botohet asnje prej gazetave te vendit.

Ne deklaraten e konfederates se gazetareve thuhet se te punesuarit ne media “nuk do te lejojne me reduktime te rrogave,zhvleresim te kontrates se pergjitshme te punes,apo pushime nga puna”.

Sipas specialisteve nje prej faktoreve kryesore te krizes ne media eshte reduktimi i reklamave qe ka rene ndjeshem nga 661 milion ne vitin 2006, ne 327,5 milion ne vitin 2010 e nderthurur me ndalimin e subvencionimeve shteterore ndaj gazetave. Te tjere e shpjegojne me numrin e madh te kanaleve televizive apo gazetave.

E krahasuar me vende te tjera te BE qe kane popullsi gjashte here me te madhe si Franca dhe Italia, ne Greqi numri i gazetave eshte kater here me i madh, fakt qe do sillte medoemos nje dite renien e shitjeve ne menyre te ndjeshme.

Analistet theksojne gjithashtu se kriza ne industrine e informacionit eshte thelluar edhe per faktin qe mediat vendase nuk konkuruan ne tregun real te konsumatoreve, por ne ate te ndikimit politik, duke humbur keshtu besueshmerine dhe vertetesine.

Top Channel