Dhuna në familje, Policia: Shtohen denoncimet

30/11/2010 13:05

Policia e Shtetit deklaron se denoncimet për dhunën në familje janë shtuar vitin e fundit.Sipas të dhënave, gjatë 2010 ka patur 1439 denoncime për dhunë në familje, 200 më shumë se një vit më parë.

35 përqind e të dhunuarave janë bashkëshorte, të cilat kanë denoncuar forcën e ushtruar prej burrave të tyre. Zëvendësministrja e Brendshme Iva Zajmi shprehu shqetësimin se në fshat numri i të dhunuarave është shumë i madh, ndërsa kërkoi fuqizimin e ekonomisë së femrave në zonat rurale.

“Gratë në fshat e durojnë dhunën për shkak të varfërisë”, tha Zajmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA