Dhjetë autobusë të rinj për linjën e Unazës

30/11/2010 16:10

Transportit publik te kryeqytetit i janë shtuar edhe 10 autobusë të rinj që do të përmirësojnë ndjeshëm cilësine e këtij shërbimi në linjën e Unazës.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama tha se deri në fund të janarit, transporti në kryeqytet do të marrë një tjetër pamje dhe cmimi i aboneve nuk do të rritet, megjithe perpjekjet e qeverise per te penguar punen e ketij institucioni.

“Ne shkojmë drejt përfundimit të projektit të rinovimit për linjën e unazës së Tiranës, e cila me këto 10 autobusë kalon në një numër të konsiderueshëm tërësisht të rinj. Unaza deri në fund të janarit do të ketë vetëm urbanë të rinj”, tha Rama.

Ne linjen e Unazes, ku eshte edhe numri me i larte i pasagjereve do te qarkullojne 30 mjete me kilomentrazh zero dhe me te gjitha mjetet e duhura per komfortit per qytetaret. Rama ka shtuar se nuk do te perseriten me situata ku te mungojne abonete ne treg.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA