Eurodeputetja Ulrike Lunacek deklaron se nuk ka datë të caktuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas RTK-së, Lunacek e dha këtë reagim, duke komentuar deklaratën e kryeministrit në largim Hashim Thaçi, i cili tha se nëse do të jetë sërish kryeministër, brenda 15 muajve Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave.

Lunacek u takua sot me ministrin në largim të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili është shprehur optimist për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me vendet e Shengenit.

Top Channel