Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu midis Beogradit e Prishtinës mund të fillojë në shkurt të vitit të ardhshëm.

Në intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard”, cituar nga Telegraf, Thaçi ka mohuar deklaratat e presidentit serb, Boris Tadic, i cili ka thënë se Prishtina po zvarrit fillimin e dialogut.

Sipas tij, temë kryesore e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të jenë personat e zhdukur, koordinimi i masave kundër krimit të organizuar, infrastruktura dhe energjia.

Top Channel