Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi u takua sot me Bjorn Von Sydow, raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërkaq ky i fundit tha se shpreson për organizimin e mirë të zgjedhjeve në të gjitha aspektet dhe me përfundimin e tyre të fillojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, sipas Telegraf, theksoi se në takimin me Sydow ka biseduar për situatën e krijuar në Kosovë pas dorëheqjes së presidentit dhe mocionit të mosbesimit për Qeverinë dhe për mundësinë që në Komisionet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Sa herë që do të bisedohet çështja e Kosovës në komisionet e kësaj Asambleje, të jenë edhe përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Top Channel