Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar gjatë një takimi me të rinjtë e Podujevës dhe Lipjanit, se Kosova meriton një qeverisje më të mirë.

“Kosova meriton një qeverisje më të mirë, më të drejtë dhe të barazisë në të gjithë territorin e saj”, ka pohuar Mustafa.

Ai i ka siguruar të gjithë të pranishmit se do të bëjë gjithcka që entuziazmin dhe gatishmërinë e tyre ta shndërrojë në një vepër konkrete.

Mustafa ka premtuar gjithashtu kushte më të mira për punësim, arsim, zhvillim ekonomik dhe partneritet të barabartë me bashkësinë ndërkombëtare.

Top Channel