Ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, u shpall Qytetar Nderi i Komunës së Lipjanit. Autoritetet komunale e nderuan ish-presidentin shqiptar për kontributin e tij dhënë popullit të Kosovës, pikërisht në Ditën e flamurit.

Ish-presidenti Moisiu, sipas RTK-së, u shpreh se ky ishte një nder i madh jo vetëm për të, por për të gjithë intelektualët e tjerë.

Ai tha se në të gjitha takimet që ka pasur gjatë kohës sa ka qenë president i Shqipërisë, ka dhënë kontributin maksimal që t’u tregojë shteteve evropiane dhe botës se Kosova meriton të jetë shtet.

Top Channel