Makina e një banori serb është djegur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, duke treguar edhe njëherë brishtësinë e situatës së sigurisë.

Burime pranë policisë kosovare bëjnë të ditur se banori serb të cilit i përket automjeti është pjesëtar i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Burimet deklarojnë se motivet e këtij incidenti nuk dihen ende, ndërkohë që e cilësojnë atë si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ngjarja është dënuar nga shefi i OSBE-së, Werner Almhofer, i cili ka theksuar se vendosja e rendit dhe sigurisë është prioritet i misionit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA