Misioni i OSBE-së në Kosovë nuk do t’i vëzhgojë zgjedhjet e jashtëzakonshme të vendit, që do të mbahen më 12 dhjetor.

Zyrtarë të këtij misioni kanë deklaruar për BBC, se roli i OSBE-së në këtë proces do të jetë vetëm mbështetës dhe këshilldhënës.

“Misioni i OSBE-së do të ofrojë ndihmën e tij përmes këshillave teknike për autoritetet dhe institucionet e vendit që organizojnë zgjedhjet”, kanë deklaruar zyrtarët.

Sipas tyre, vëmendje do t’i kushtohet shërbimeve për votuesit, si dhe menaxhimit të vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë.

Misioni i OSBE-së, i cili vepron në Kosovë që prej 11 vjetësh, ka organizuar vetëm pesë zgjedhje lokale dhe parlamentare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA