Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic ka vlerësuar se Prishtina, në këtë moment, nuk është e gatshme për të nisur dialogun me Beogradin.

Në një intervistë për të përditshmes serbe “Blic”,të cilës i referohet Telegraf, Jeremic ka thënë se Serbia ka hartuar strategjinë për dialog me Prishtinën, e cila sipas tij nuk është e gatshme për fillim të bisedimeve.

“Kështu duket sipas informatave që marrin nga partnerët në bashkësinë ndërkombëtare. Edhe pse mendojmë se çdo gjë do të ishte më mirë sikur bisedimet të fillonin sa më parë, ne do të jemi të durueshëm”, tha Jeremic.

Top Channel