Guardiola: Ndeshje e ngjashme me atë ndaj Interit

29/11/2010 10:20

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka analizuar ndeshjen e sotme Barcelona-Real Madrid duke e konsideruar si një ndeshje “të mrekullueshme”.

“Real Madrid është ekipi që luan më mirë në kundërsulm, por ne nuk do ndryshojmë stilin tonë. Barcelona do të sulmojë”, u shpreh Guardiola në konferencën e shtypit para ndeshjes.

“Në shumë gjëra ky Real ngjan me Interin e vitit të kaluar dhe unë parashikoj një ndeshje të ngjashme me atë kur Interi erdhi në Camp Nou”, vazhdoi trajneri i Barcelonës.

Guardiola nuk i sheh si përcaktues rezultatin e kësaj ndeshjeje: “Janë të rëndësishme tre pikët, por sezoni është akoma shumë i gjatë.”

Top Channel