Fiorentina, tre javë pushim për Gilardino

29/11/2010 15:25

Tre javë pushim për Alberto Gilardino. Sulmuesi, siç bën të ditur Fiorentina në një komunikatë të bërë publike në faqen zyrtare, i është nënshtruar disa analizave pas dëmtimit muskulor të pësuar në ndeshjen e së shtunës kundër Juventus.

Diagnoza për rifillimin e aktivitetit sportiv është tre javë.

Gilardino nuk do të luajë në dy sfidat e ardhshme të kampionatit kundër Cagliari e Udinese, përveç sfidës së Kupës së Italisë nesër në mbrëmje kundër Reggina.

Ai do të kthehet në dispozicion të Mihajlovic vetëm në 2011-n, pas pushimit të fundvitit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta