Federer fiton “Masters” në Londër

29/11/2010 09:45

Finalen e ëndrrave në tenisin për meshkuj e fiton Roger Federer, duke mundur në tre sete Rafael Nadal (6-3 3-6 6-1) dhe duke fituar turneun e pestë ‘Masters ATP’ në karrierë.

Të dy kampionët e tenisit botëror kanë luajtur me intensitet gjatë gjithë kohës, por në fund ka fituar zvicerani, i cili e ka merituar plotësisht fitoren e këtij turneu.

Edhe pse ka humbur, Nadal e ka mbyllur sezonin tenistik në vend të parë në renditjen ATP dhe është kandidati kryesor për fitimin e “Australia Open”, në janar të vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA