Elbasan, zbulohet një valixhe e dyshimtë

29/11/2010 21:15

Një valixhe e braktisur është gjetur në një lagje të qytetit të Elbasanit, duke nxitur dyshimet se përmban materiale të rrezikshme.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në vendin e ngjarjes janë thirrur ekspertët e xhenios, të cilët do të kontrollojnë objektin.

Sipas burimeve, valixhja e braktisur u vu re nga kalimtarët e rastit, të cilët lajmëruan forcat e rendit.

Burimet saktësojnë më tej se në komisariatin e policisë nuk ka pasur asnjë telefonatë paralajmëruese për praninë e valixhes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA