Stankovic “ngre” Interin

28/11/2010 14:35

Një tripletë e Dejan Stankoviç rikthen Interin tek fitorja në javën e 14-të të serisë A: Parma gjunjëzohet me rezultatin 5-2.

Ish-lojtari zikaltër Hernan Crespo, kalon në avantazh miqtë në minutën e katërt, por dy gjuajtje të devijuara të Stankoviç kalojnë Interin përpara brenda dy minutave (’18 dhe ’19).

Në minutën e 23-të, mesfushori zikaltër, Esteban Cambiasso shënon edhe golin e tretë për Inter, por në të 36-tën është sërish Crespo që rihap ndeshjen: 3-2.

Në pjesën e dytë, Motta në minutën e 72-të dhe Stankoviç në të 75-ën mbyllin përfundimisht çështjen e tre pikëve.

Top Channel