
Interi më në fund arrin të fitojë e njëkohsisht të bind me lojën e zhvilluar në San Siro përball Parmës, të cilën e mundi me rezultatin 5-2.
Që në minutat e para të takimit zikaltrit e shohin veten në disavantazh, pasi Hernan Krespo edhe pse në një moshë të madhe tregon se nuk i ka humbur reflekset e golit.
Gjithësesi kampionët e Italisë përmbysin gjithcka për 2 minuta. Serbi Stankovic shënon në minutën e 17-të e të 18-të dy gola nga distance, për t’i lënë më pas radhën Esteban Kambiasos për të shënuar golin e tretë.
Përpara mbylljes së pjesës së parë, sërish një gabim i Materacit shfrytëzohet nga Krespo që shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Parmën.
45 minutat e tjera, dhurojnë edhe më shumë spektakël. Tiago Mota rikthehet në lojë dhe në formën e tij më të mirë. Shumë shpejt ai konfirmon prezencën në fushën e lojës me golin e katërt të Interit.
Krespo godet shtyllën duke dhënë shenja mosdorëzimit të Parmës, por është sërish Stankovic që nga distanca mbyll tripletën e tij e con në 5-2 shifrat e këtij takimi.
Ndërkohë Udineze ka dhuruar një tjetër surprizë duke mundur 3-1 Napolin. Ka qenë pikërisht Di Natale i cili duket i rilindur me dy tripleta brenda dy ndeshjeve të zhvilluar në fushën e tyre. Që në minutën e 16-të me anë të një 11-metërshi zhbllokon shifrat dhe pa përfunduar pjesa e parë, bën mrekullinë me një gol spektakolar duke cuar topin aty ku nuk arriti dot De Sanktis.
Me fillimin e pjesës së dytë sërish Di Natale këtë herë i ndihmuar edhe nga Hamshik shënon golin e tretë, këtë herë nga një goditje këndi. Pas këtij goli reagon Napoli pikërisht me Hamshik që shënon golin e parë dhe të fundit për skuadrën e tij, pasi në shansin e dytë më të mirë që pati, në gjuajtjen e një 11-metërshi gabon duke mos arritur të mposht më portierin e Udinezes.
Edhe Lacio është ndaluar në këtë javë, pas një barazimi 1-1 me Katanian. Në një takim ku duhej të përfitonte nga barazimi i Milanit një ditë më parë, skuadra e Rejas gabon. Në mbyllje të pjesës së parë, Silvestre arrin të kalojë Katanian në avantazh, por lacialët nuk tronditen.
Në kohën shtesë po të kësaj pjese Hernanez shfrytëzon hapësirën që i lënë kundërshtarët përpara portës për të shënuar golin e barazimit, por që edhe ai rezultoi i fundit për kryeqytetasit të cilët edhe pas kësaj jave të 14-të, mbeten 3 pikë larg Milanit në vendin e dytë në Serie A.
Ndeshja mes Bolonjës dhe Kievos është shtyrë për shkak të dëborës.
Top Channel