Ecclestone: Më goditën në kokë dhe humba ndjenjat

28/11/2010 11:45

Bernie Ecclestone i është rikthyer të premten punës edhe pse në foto shihet qartë dhuna që është ushtruar mbi pronarin 80-vjeçar të sportit më të pasur në Botë të mërkurën në mbrëmje.

Bernie hoqi syzet e diellit dhe fotografët patën mundësi të kapnin syrin e tij të mavijosur dhe të fryrë nga sulmi që pësoi afër banesës së tij.

Kështu e tregon Ecclestone dhunën e pësuar: “Kur dolëm nga makina disa persona më shtrinë përdhe menjëherë. Nuk thanë asgjë, vetëm nisë të më rrihnin shumë shpejt dhe unë nuk pata mundësinë as të frikësohesha. Kur isha në tokë dëgjoja vetëm Fabianën (të fejuarën braziliane) e cila bërtiste dhe kërkonte ndihmë. Më pas, më goditën disa herë në kokë derisa humba ndjenjat.”

Top Channel