Që nga dita e sotmë, që përkon edhe me 28 nëntorin Ditën e Flamurit, aeroporti i Prishtinës merr emrin e heroit të luftës së Kosovës, Adem Jasharit.

Të pranishëm në ceremoninë solemne, përveç zyrtarëve të tjerë nga Kosova e Shqipëria ishin edhe Ushtruesi i Detyrës së Presidentit në Kosovë, Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Thaçi dhe Krasniqi vlerësuan figurën e Adem Jasharit dhe përpjekjet e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Emërtimi i aeroportit të Prishtinës me emrin “Adem Jashari” ka ndodhur nën praninë e familjarëve të heroit legjendar, në ditën e Flamurit Kombëtar që korespondon edhe me ditën e lindjes së Adem Jasharit.

Top Channel