Sinjale shprese edhe për Kosovën përsa i përket heqjes së vizave. Raportuesja e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek tha se së shpejti në Prishtinë do të mbërrijë misioni garantues që të bindë vendet të tjera se Kosova i ka përmbushur detyrimet për të hyrë në procesin e liberalizimit të vizave.

“Pres që ky mision të mund të nisë shumë shpejt dhe pastaj të nisë dialogu për vizat. Unë ju siguroj që ekziston përkrahja në Parlamentin Europian nga njerëzit që punojnë për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Ekziston problemi me disa vende anëtare që kanë qeveri të reja të cilat në një farë menyrë nuk dëshirojnë të shkojnë më tutje dhe ndaj ky mision është i nevojshëm”, u shpreh raportuesja Lunacek.

Lunacek theksoi se nuk mund të thotë se kur do të fillojë dialogu për vizat, por ka siguruar se në parlamentin europian po vazhdon përpjekja.
 

Top Channel