Premier League, Everton kërkon Beckham

27/11/2010 11:05

Everton i ofron ish-kapitenit të kombëtares angleze David Beckham mundësinë e kthimit në lojë në Premier League, duke e marrë hua nga Los Angeles Galaxy.

Klubi anglez kërkon mesfushorin në të njëjtën mënyrë sic e mori Milani, ku ai luajti për disa muaj pasi u lejua nga amerikanët.

Tekniku David Moyes ka deklaruar se lojtari 35 vjecar do të ishte i mirëpritur i mirëpritur në skuadër gjatë pushimit të kampionatit amerikan, që fillon në janar.

Gjithashtu, një tjetër aspekt pozitiv që mund të ndikojë në këtë transfertë është miqësia e Beckham me kapitenin e Everton, Phil Neville.

Top Channel