Milan barazon me Sampdorian

27/11/2010 20:00

Milani është ndalur në një barazim 1-1 në “Marassi” nga Sampdoria në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 të Serisë A.

Kuqezinjtë zhvilluan një lojë të kënaqshme duke kaluar në avantazh në minutën e 43 të takimit me anë të Robinjos duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0.

Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit përpiqen më shumë duke iu afruar portës së kuqezinjve më shpesh. Pikërisht në një moment të tillë, në minutën e 59 Pazzini gjen rrjetën kundërshtare dhe barazon rezultatin.

Minutat e mbetura të takimit, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, nuk sollën ndryshim të rezultatit. Milan barazon 1-1 duke u dhënë mundësi ndjekësve në tabelën e klasifikimit të afrohen edhe më tej.

Juventus-Fiorentina do të jetë ndeshja e mbrëmjes së shtunë të Serisë A, ndërkohë që ndeshjet e tjera luhen ditën e dielë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta