Në Kumanovë do të zhvillohen nesër një sërë aktivitetesh festive me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit.
Në një ceremoni që do të mbahet në sheshin e qytetit, do të jenë të pranishëm ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Cejku dhe artisti i njohur Reshat Arbana.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit në këtë ceremoni do të mbajnë në duar flamuj të shumtë kuqezi, mes të cilëve edhe një të përmasave të mëdha.
Ndërkohë, në Gostivar festimet për 28 Nëntorin kanë nisur që prej ditës së djeshme. Kryetari i komunës, Rufi Osmani ka vendosur lule në bustin e Ismail Qemalit.
“Betejën e fituar nga Ismail Qemali në vitin 1912 ne sot e kemi si një sfidë permanente që si komb shqiptar të bëhemi konkurrues me fqinjët tanë, të krijojmë vlera të reja, të hapim perspektiva të reja dhe të krijojmë një të ardhme më të ndritur”, ka deklaruar Osmani.
Top Channel