“Më 12 dhjetor, mbani zgjedhje të lira ashtu siç e kërkon demokracia”. Kjo është porosia që solli në Prishtinë, Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, e cila bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.

“Dëshiroj t’i inkurajoj të gjithë kosovarët, komunitetin serb dhe komunitetet tjera që të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të votojnë për subjektet e preferuara politike. Është e rëndësishme për Parlamentin Europian që të ketë mision ndihmues këtu në ditën e zgjedhjeve dhe së bashku me monitoruesit tjerë ndërkombëtarë, ne do të përcjellim zgjedhjet nga afër, për të parë nëse proçesi është i ndershëm dhe i lirë”, deklaroi raportuesja e PE-së për Kosovën, Ulrike Lunacek.
 
Kjo deklaratë e Lunaçek vjen pas një takimi që ajo pati me kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, dhe kur kanë mbetur më shumë se dy javë nga dita kur qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit.
 

Top Channel