Ish-presidenti kroat Stipe Mesic ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit serb Boris Tadic, se vetëm Ivo Josipovic ka hapur rrugën e bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Serbisë.

“E kam hapur vetë rrugën e bashkëpunimit me Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën. E kam hapur vetë rrugën e bashkëpunimit të Kroacisë me rajonin dhe të rajonit me Kroacinë”, ka deklaruar Mesic.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Zagreb, Tadic deklaroi se vetëm me ardhjen në pushtet të Ivo Josipovic, në Kroaci është zhvilluar një politikë e re.

“I kujtoj presidentit Tadic se gjatë dy mandateve të mia si president ia kam shtrirë disa herë dorën për bashkëpunim”, ka pohuar Mesic.

Top Channel