Megjithë problemet ekonomike dhe shkallën e lartë të papunësisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Kosovën në vendin e tretë ne Evropë për rritjen me te larte ekonomike.
Raporti i muajit tetor i FMN-së tregon se, Kosova ne vitin 20010 ka shënuar rritje ekonomike në 4.6 për qind duke qene vetem pas Turqisë dhe Bjellorusise te cilat kane patur rritjen perkatesisht 7.8 perqind dhe 7.2 perqind.
Në një njoftim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, e cila u referohet shifrave të raportit të FMN-së thuhet se, nëse merren parasysh parashikimet e FMN-së për vitin 2011, Kosova vitin tjeter do te kete një rritje ekonomike prej 5,9 për qind duke u ngjitur keshtu ne vend te dyte ne Europe, pas Bjellorusise e cila pritet ka kate rritjen ekonomike rreth 6.2 për qind.
Nderkohe sipas te dhenave te Entit te Statistikave ne Kosovë rritja reale e prodhimit te pergjithshem ne Kosove ne fund te vitit 2009 ishte 2.9 për qind.Ne vlere bruto produkti vendas në Kosovë gjatë periudhës 2004-2009 është rritur nga 2.912 miliardë euro në 3.912 miliardë euro.
Raporti i Entit tregon se, prodhimi i pergjithshem bruto per cdo banor është rritur nga 1.427 euro ne vitin 2004 në 1.795 euro në vitin 2009.Rritje më e madhe është shënuar në vitin 2008 për rreth gjysmë miliardi euro apo sa gjysma e këtyre pesë viteve të kaluluar. Kontributin me te madh ne rritjen e prodhimit te pergjithem bruto ne Kosove e ka dhene konsumi final i ekonomive shtepiake i cli eshte rritur nga 2.487 miliardë euro në 2004, në 3.584 miliardë euro në 2009 duke patur nje rritje prej rreth 6. 2 perqind.
Nderkohe shpenzimet e qeverise gjate kesaj periudhe kane rënë në 17.1 dhe eksporti i mallrave ka rene ne 39.2 për qind te prodhimit te pergjithshem kombetar. Në bazë të Kornizës Makroekonomike të Kosovës dhe zhvillimeve ekonomike në përgjithësi, është vlerësuar se për vitet 2010 dhe 2011 kontribut më të madh në rritjen ekonomike do të ketë konsumi privat i cli priete te rritet me rreth 2 për qind ndersa eksportet priten te rriten mesatarisht me 1 perqind.
Top Channel