Gjykata e qarkut në Prishtinë ka shpallur fajtorë duke dënuar me nga 2 deri në 3 vjet burg tre zyrtarë të presidencës së Kosovës, të akuzuar për abuzim me anë të detyrës.

Paneli prej dy gjyqtarësh të misionit EULEX dhe një gjyqtari kosovar ka dënuar me 3 vjet burg Mukë Ukaj dhe me nga dy vjet Blerim Svricën dhe Nexhat Shatrin, ndërkohë që zyrtari tjetër Qefser Baholli është cliruar nga akuzat.

Tre të pandehurit u shpallën fajtorë për konsumim të veprës penale të përvetësimit të parave dhe veprimtarive të tjera ekonomike.

Por megjithatë, dënimi ndaj Ukajt dhe Shatrit është pezulluar dhe për pasojë ai nuk do të ekzekutohet nëse ata nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA