Erjon Bogdanit i vjedhin këpucët

27/11/2010 11:45

Në Itali ka ndodhur një ngjarje e çuditshme, ku një prej “viktimave” ishte sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani. Gjatë mëngjesit të djeshëm, hajdutët kanë arritur të hyjnë në qendrën sportive “Rogoni”, ndërsa depërtuan deri në dhomat e zhveshjes, ku grabitën 28 palë këpucë futbolli.

Hajdutët janë trembur nga ndihmësmagazinieri i klubit të Çezenës, në momentin kur po tentonin të merrnin edhe një çantë, në të cilën ndodheshin dorezat e portierit Antonioli.

Më të pafatët ishin dy lojtarët Pianxhereli dhe Jimenez, të cilëve iu grabitën katër palë këpucë, të gjitha të modeleve të fundit, ndërsa Koluçit, Taçtsidisit dhe Malongës iu vodhën tri palë. Mes më shumë të dëmtuarve ishte edhe Bogdani, që nga kjo ngjarje humbi dy palë këpucë, të cilat sapo i ishin dorëzuar nga kompania e mirënjohur “Adiddas”. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë përpara sfidës që Çezena do të luajë në Serinë A kundër Barit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA