Bajeni i Mynihut ka mposhtur 4-1 Frankfurtin dhe ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 23 pikëve, 11 pikë pas Dortumndit kryesues që ka edhe një ndeshje më pak.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pas golit të Timoshuk për bavarezët në minutën e 29 dhe të Gekas për miqtë në minutën e 33. Në fraksionin e dytë vendasit ndryshojnë marsh duke shënuar edhe 3 gola të tjerë, përkatësisht me Myler në minutën e 59, Gomez në të 61 dhe Timoshuk në të 88-ën.
Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, ra në sy humbja e 5-0 e Shalkes ndaj Kajzerslautern në transfertë. Ndërkohë Leverkuseni barazoi 2-2 me Hofenhaimin, ndërsa Hamburgu mposhti 4-2 Shtutgartin. Fitoi edhe Hanoveri me Freiburgun 3-0.
Kryesuesit e Dortmundit luajnë në orën 18:30 ndaj Munchengladbach.
Top Channel