Berisha: S’do të ketë abuzime me vizat

27/11/2010 08:25

Qeveria shqiptare do të nisë të bashkëpunojë me qeveritë europiane, në mënyrë që të shmangë çdo lloj abuzimi me procesin e liberalizimit të vizave, duke justifikuar besimin e Europës për këtë mundësi që u dhanë shqiptarëve.

Kjo ishte deklarata që bëri dje Kryeministri Berisha gjatë një takimi me ambasadorin e Belgjikës për Shqipërinë, rezident në Sofje, Marc Michielsen, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.

Në këtë takim ambasadori belg ishte i shoqëruar nga Philippe Suinen, administratorin e përgjithshëm të Agjencisë së Valonias (Wallonia) për Investimet e Huaja.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, në takim u vlerësua se marrëdhëniet shumë të mira me Belgjikën në fushën politike dhe diplomatike janë shoqëruar edhe me forcimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare.

Nga ana e tij, Philippe Suinen, pasi e përgëzoi Kryeministrin për arritjet e qeverisë së tij, i prezantoi dy fushat bazë, ku qeveria dhe kompanitë belge kanë paraqitur projekte, për të filluar bashkëpunimin, fusha e shëndetësisë dhe ajo e përpunimit të mbetjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA