Gjyqtari që ka trajtuar cështjen e deputetes shqiptare Albana Vokshi, Nazim Vllaqo shprehet se kryeministrat Berisha dhe Thaci janë nxituar me qendrimet e tyre për cështjen.

“Mua më ka ardhur shumë keq që ata kanë folur ashtu, pa parë dhe pa konstatuar gjendjen faktike. Mendoj se janë ngutur, pasi nëse nuk pajtohen me vendimin mund të ndjekin procedurën e ankesës”, ka deklaruar Vllaqo për “Koha Ditore”.

Ai e vlerëson si të drejtë ndëshkimin me gjobën prej 250 eurosh ndaj deputetes Vokshi, pasi sipas tij ajo ka shkelur ligjin dhe është sjellë në mënyrë arrogante ndaj oficerëve të policisë.

“Unë kam një ligj përpara, ligjin për kundravajtje, i cili nuk njeh privilegje për deputetët por dënon ata që prishin qetësinë publike”, ka pohuar Vllaqo.

Top Channel