Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Edhe pse Kosova feston 17 shkurtin si Ditë të Pavarësisë dhe 28 nëntorin e ka hequr nga kalendari i festave zyrtare, serish dita e pavarësisë së Shqipërisë do të respektohet si një festë kombëtare.
Qeveria dhe Komuna e Prishtinës kanë përgatitur një sërë aktivitetesh për këtë ditë. Komuna e Prishtinës ka planifikuar një program artistiko-kulturor, ndërkohë që qeveria me anë të një ceremonie do të t’i vendosë emrin Adem Jashari aeroportit të Prishtinës me rastin e ditëlindjes së heroit legjendar të pavarësisë së Kosovës, që është pikërisht më 28 nëntor.
Ndërkohë presidentit në detyrë, Jakup Krasniqi i ka dhnë Kuvendit të Kosovës një atmosferë kombëtare teksa ka shpërndarë 31 medalje në prag të Festës së Pavarësisë.
Top Channel