Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier ka deklaruar se pret që pas zgjedhjeve Kosova të hyjë në një fazë të re stabiliteti.

Gjatë një fjalimi të mbajtur para senatit italian, Zannier ka nënvizuar se stabiliteti është i nevojshëm për bisedimet që shteti i ri do të zhvillojë me Serbinë.

“Stabiliteti është i nevojshëm për hapat e mëtejshëm në dialogun me Beogradin, i cili nuk e njeh pavarësinë dhe e konsideron Kosovën pjesë të territorit të vet”, ka pohuar Zannier.

Shefi i misionit të OKB-së ka shprehur gjithashtu bindjen e tij se procesi i 12 dhjetorit nuk do të shoqërohet me incidente etnike në veri të Kosovës.

“Jam i bindur se zgjedhjet e 12 dhjetorit do të kalojnë pa tensione mes dy komuniteteve”, ka shtuar Zannier.

Top Channel