Mourinho: Ndeshja në ‘Camp Nou’, argëtuese

26/11/2010 19:40

Trajneri portugez i Real Madrid, Jose Mourinho, deklaroi se rikthimi i tij në Barcelonë do të jetë “më argëtues” se sa ndeshjet e mëparshme që ka luajtur në ‘Camp Nou’ me Chelsea dhe Inter.

“Nëse kur shkoja në Barcelonë me Chelsea apo Inter ishte argëtuese, imagjinoni tani që drejtoj Realin e Madridit”, u shpreh Mourinho për një television portugez.

Trajneri provokoi sërish rivalin e së hënës duke thënë: “Barcelona i ka fituar të gjitha, por kurrë nuk ka fituar një finale Championsi në Bernabeu (stadiumi i Real Madrid ku sezonin e kaluar u luajt finalja e Ligës së Kampioneve) dhe ndoshta për 30 ose 40 vitet e ardhshme nuk do të ketë mundësi ta bëjë këtë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA