Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka deklaruar se pesëshja e BE-së, e përbërë nga Spanja, Greqia Rumania, Sllovakia dhe Qipro, pengon nisjen e dialogut për heqjen e vizave me Kosovën.

Megjithatë, Lunacek ka theksuar se pavarësisht qëndrimit të pesëshes, KE duhet të hapë procesin e liberalizimit të vizave me shtetin e ri.

“Unë argumentoj se, përderisa Serbia përfitoi heqjen e vizave tetorin e vitit të kaluar, edhe Kosova duhet të përfitojë dialogun për këtë proces. Ky është qëndrimi im dhe në këtë rrugë dëshirojnë të ecin edhe eurodeputetë të tjerë”, ka pohuar Lunacek.

Ajo ka shtuar më tej se edhe Kosova duhet të nisë përgatitjet e saj, duke sensibilizuar qytetarët se cfarë do të thotë liberalizim i vizave.

Top Channel