Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar dënimin me 14 vjet burg për ish-luftëtarin e UCK-së, Idriz Gashi, i akuzuar për krime lufte.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Gashi u shpall fajtor për vrasjen e një civili të pafajshëm në luftën e viteve 1998-99.

“Veprimi i Gashit jo vetëm që ka shkelur ligjin lokal, por edhe konventat e Gjenevës”, ka deklaruar trupi gjykues që drejtoi cështjen.

Me këtë vendim Gjykata Supreme e Kosovës ka rikonfirmuar vendimin e mëparshëm të gjykatës së qarkut të Pejës.

Top Channel