Agjentët e policisë së Kosovës kanë arrestuar sot drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re” dhe këshilltarin e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas burimeve, të arrestuarit akuzohen nga prokurorët për abuzim me anë të detyrës dhe për përvetësime ilegale.

Që kur është vendosur në Kosovë, Prokuroria Speciale ka kryer një seri arrestimesh të bujshme, por pa arritur t’i dënojë të dyshuarit.

Top Channel